Të gjithë fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtën të rriten në një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurt, ku ata mund të zhvillohen sa më mirë të jetë e mundur.
Postulati për një qytet miqësor për fëmijët
Këshilli i Qytetit kërkohet të realizojë një analizë të gjendjes lidhur me miqësinë e qytetit ndaj fëmijëve dhe t’i raportojë parlamentit mbi rezultatet. Për këtë duhet të përdoret metodologjia tashmë e provuar e iniciativës së UNICEF-it “Komuna miqësore për fëmijët”.
Tek postulati i plotë, si dhe arsyetimi i postulatit
Përgjigjja e Këshillit të Qytetit ndaj postulatit për një qytet miqësor për fëmijët
Analiza e situatës përbën hapin e parë në rrugën drejt “Komunës miqësore për fëmijët”. Pas përfundimit të analizës, në një hap tjetër mund të vendoset nëse duhet të merret etiketa “Komuna miqësore për fëmijët”. Kjo etiketë ka një efekt pozitiv për popullsinë dhe banorët potencialë të rinj në aspektin e imazhit publik. Megjithatë, më e rëndësishme është që pas kësaj etikete të qëndrojë një qytet që ofron kushte të mira të dëshmuara, në mënyrë që fëmijët dhe të rinjtë të mund të zhvillohen dhe të shpalosin potencialin e tyre. Këshilli i Qytetit është i gatshëm ta pranojë postulatin dhe në kuadër të përgjigjes të realizojë analizën e situatës.
Tek përgjigjja e Këshillit të Qytetit,, Tek deklarimi i plotë mbi përgjigjjen e Këshillit të Qytetit, , Tek raporti shtesë i Këshillit të Qytetit, , Tek deklarimi i plotë mbi raportin shtesë të Këshillit të Qytetit .



